Situata në veri – Eksperti i sigurisë: Reagimi i BE-së i nxituar, Policia veproi brenda mandatit

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 15:43 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reagimi i Bashkimit Evropian për situatën në veri, po konsiderohet i nxituar. Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, Policia e Kosovës ka vepruar brenda mandatit të vet, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë edhe komunat në veri. Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan duke gjuajtur me gjësende e duke sulmuar me grushte policët, kundërshtuan këtë aksion.

Për këtë reagoi shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku tha se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

Çollaku tha për Ekonomia Online, aksioni i Policisë së Kosovës është i rëndomtë dhe brenda kompetencave të veta.

“Në të vërtetë aksioni i sotshëm i Policisë për mua është aksion i rëndomtë që Policia komfortë mandatit të vet, pas një morri aktivistesh hetuese, ka ardhur në përfundim se duhet të arrestohet personat e dyshuar për të cilët ka dosje kriminale dhe dëshmi se janë të përfshirë në krimin e organizuar. Reagimet e Bashkimit Evropian janë të nxituara, sepse jemi duke folur për aktivitet të rëndomtë të fushës dhe mandatit që ka Policia e Kosovës në luftim të krimit të organizuar, prandaj në këtë rast nuk shoh asgjë shqetësuese. Tjetër është që tendencat janë nga qarqet destruktive për të politizuar aksionin për t’i dhënë ngjyrim tjetër tendencioz natyrisht. Policia ka organizuar një aksion për t’i arrestuar personat që ka pasur mjaftueshëm bazë”.

Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri, 6 pjesëtarë të policisë janë lënduar kurse janë arrestuar 8 persona.

Lexo më shumë:

Të ngjashme