Sokol Zogaj u sulmua me shufra metalike, ka lëndime në kokë

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 09:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mëngjesin e sotëm derisa po nisej për punë, persona ende të panjohur kanë goditur me shufra metalike në kokë drejtorin e burgjeve të Kosovës Sokol Zogajn.

Dy persona të maskuar fillimisht kanë provuar me dhunë ta marrin dhe ta çojnë në bodrum të banesës në lagjen Ulpiana.

Mirëpo, kur e kanë dërguar poshtë, dera e bodrumit ka qenë e mbyllur. Pas kësaj situate këta dy persona e kanë sulmuar me shufra metalike dhe mjete tjera të forta. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime në kokë.

Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, nuk ka thyerje, ndërkohë pritet t’i bëhet një incizim i thellë në kokë për të parë gjendjen e tij.

Zogajt i janë qepur plagët në kokë të shkaktuara nga kjo rrahje.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është sulmuar në mëngjesin e sotëm derisa po nisej për punë.

Basri Lenjani, drejtor i emergjencës në QKUK, ka bërë me dije se gjendja e Zogajt është stabile.

“Zogaj ka kërkuar ndihmë pas plagëve të marra në kokë. Është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tij aktuale është stabile”,  ka thënë Lenjani.

Ky rast është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.

“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë e cila e ka dënuar ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i ka ftuar organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme