Stuhia rrëzon shtylla dhe shkakton ndërprerje rryme (Foto)

Prizren | 11 Sht 2017 | 18:49 | Nga

Shiu i përcjellë me erëra të forta ka rrëzuar disa shtylla të rrymës elektrike në Prizren, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës.

Sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, stuhia ka rrëzuar një shtyllë elektrike në rrugën tranzitore të Prizrenit, duke e bllokuar rrugën për qarkullim.

Ndërprerje të rrymës janë raportuar dhe në Prishtinë e vende të tjera të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme