Sulmohet me kallashnikov diskoteka në Çagllavicë

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Klubi i natës “Venom NightClub”, i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë, mbrëmë është rrethuar me shirita të policisë pasi dyshohet se është sulmuar me kallash.

Të paktën 20 plumba janë shkrepur mbrëmë në drejtim të diskotekës, raporton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk dihet nëse është vënë në pranga ndonjë i dyshuar. Gjithashtu nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

As motivet e sulmit nuk dihen akoma.

Në vendngjarje ka dal edhe Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk bëhet e ditur për arrestimin e ndonjë të dyshuari.

Në rrjetet sociale, diskoteka ka paralajmëruar se ndejat dhe mbrëmjet do të vazhdojnë të mbahen ashtu siç janë planifikuar.

Të ngjashme