Sulmohet me thikë një serb në Vushtrri

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 13:13 | Nga

Një qytetar i nacionalitetit serb është goditur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë.

Nikola Dejanovic, 23 vjeçar, po merr trajtimin e nevojshëm në Qendrën Mjekësore në Veri të Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportimeve të Kontakt Plus, Dejanovic, bashkë me vëllanë, u sulmuan me thikë dhe sprej.

Deri më tani, nuk ka ndonjë të dyshuar dhe ende nuk dihen motivet e sulmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme