Sulmojnë rojet e pyllit, u shkaktojnë lëndime

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 10:02 | Nga

Policia njofton se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë në Prishtinë, gjersa ishin duke transportuar dru në mënyrë të kundërligjshme, kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë të pylltarisë, viktima meshkuj K/Shqiptarë.

Të dyshuarit dhe viktimat kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor, pasi që të njëjtit kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme