Sulmon fizikisht familjarët dhe policët, arrestohet

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët, por edhe Policinë e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij në shtëpi si dhe ka dëmtuar gjësende në shtëpi. Policia të dyshuarin e ka hasur në oborr të shtëpisë së tij dhe i njëjti nuk iu ka bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit kanë arrestuar të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme