Sveçla pas intervistimit të Maxhunit: Disa institucione s’na kanë dhënë materialet që posedojnë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 13:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kryetari i komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, pas intervistimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, pa dhënë shumë detaje tha se ai ka treguar çka di për këtë ngjarje.

Sipas tij, është edhe një listë e gjatë e personave që do të intervistohen duke filluar nga AKI, aeroporti deri tek zyrtarët e ndryshëm institucional.

“Janë identifikuar një numër i madh i shkeljeve, qoftë ligjore qoftë procedurale të cilat do të adresohen në raportin final e pastaj në seancën plenare që do të mbahet me këtë pikë. Kemi edhe rreth një muaj punë për të dalë me raport”.

Ai tha se disa institucione nuk iu kanë dhënë materialet që posedojnë, duke shtuar se s’ka indikacione që nuk ka pasur të infiltruar shërbime të huaja, porton Ekonomia Online.

“Kemi identifikuar shkelje, jemi duke e plotësuar mozaikun nga pak nga pak, për të kuptuar më së miri çka ka ndodhur jo vetëm atë, por edhe nga dita që është marrë vendimi deri në daljen e raportit”.

“Nuk kemi pasur refuzim për të dhënë dëshminë e tyre, kemi mangësi në dokumentacion. Disa institucione nuk na kanë dhënë materialet që posedojnë. Ne po bëjmë kërkesa shtesë”.

“Përderisa jemi në proces nuk jemi në kisha dhënë detaje cili institucion nuk kana ka dhënë detaje, por në fund do të paraqitet të gjitha. Për hir të mos dëmtimit të procesit nuk mund të flas”.

“Ka pas ndryshime të pozitave, nuk e di a kanë qenë të qëllimshme. Motivet do të zbardhen, ka dyshime që ka pasur qëllim që të vështirësohet burimet e së vërtetës. Nuk ka indikacione që nuk ka pasur të infiltruar shërbime të huaja”.

Maxhuni intervistohet për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq do të ka filluar të intervistoj ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Me shumicë votash u vendos që intervistimi të jetë i mbyllur për media. Pas intervistimit pritet të ketë prononcim për media, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës kishte arrestuar në mars të këtij viti gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, shkollë e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut Fetullah Gulen, i cili kërkohet nga Turqia me akuzën se qëndron prapa puçit të dështuar në këtë shtet dy vjet më parë.

Arrestimi kishte ndodhur pas një bashkëpunimi me inteligjencën turke. Mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO”.

Pas arrestimit të shtetasve turq, kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Në fund të muajit tetor, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të deportuar nga Kosova në Turqi, nisi punën me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri më tani janë intervistuar tre zyrtarë policorë të aeroportit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme