Sveçla pas intervistimit të sekretarit të MPB-së: Morëm informatat e nevojshme

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 13:05 | Nga Emine Shenu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Kryetari i Komisionit Hetimor për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sfeçla, pas intervistimit të sekretarit Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) Luzlim Ejup, tha se kanë marrë informatat e nevojshme.

“U fol për rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë rast dhe rolin e tij si sekretar i përhershëm në këtë ministri dhe na informoi se çfarë ka ndodhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq”.

“Çdo dëshmi sjellë informata shtesë të cilat pastaj përfshihen në mozaikun e informatave që e kemi formuar deri tani, por pasqyrojnë edhe një tablo të përgjithshme të këtij rasti”.

Sekretari i MPB-së raporton për dëbimin e turqve me dyer të mbyllura

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka vazhduar me intervistimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) Luzlim Ejupi, i cili ka kërkuar që intervistim të bëhen pa praninë e medieve, raporton Ekonomia Online.

Paraprakisht ka raportuar kryeministri, Ramush Haradinaj. Kreu i Qeverisë, para deputetëve tha se informacionin për dëbimin e shtetasve turq e ka marrë me vonës. Ai e ka konsideruar të ngutshëm këtë operacion.

Përderisa nuk ka përjashtuar mundësinën që të ketë pasur komunikim edhe me inteligjencën turke për realizimin e dëbimit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme