Sveçla: Tetë policë të lënduar, aksioni i koordinuar me ndërkombëtarët

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 16:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se tetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës, gjatë aksionit kundër kontrabandës së mallrave të Policisë dhe Doganës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri Sveçla tha se në këtë aksion nga protestuesit serbë janë përdorur armë të gjata në drejtim të Policisë së Kosovës.

“Nisur nga kjo situatë, dëshiroj të theksoj se jemi të përkushtuar për rend dhe ligj. Vërtete Kosova rrezikohet nga krimi ekonomik, terrorizmi dhe nga grupet kriminale, por që jemi të interesuar t’i luftojmë ato. Aksioni i sotëm rezultoi suksesshëm dhe me arrestimin e disa personave, ku ky aksion është në tëre Kosovën dhe assesi ndaj qytetarëve në veri të vendit. Institucionet tona nuk do të toleroj që tundin rendin Kushtetues, dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin do të arrestohen”.

Sveçla ka konfirmuar se prokurorja e rastit dhe gjykatësi i procedurës paraprake janë të nacionalitetit serbë.

“Më lejoni të ju informojë se prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serbë, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicën e Veriut , shumica e tyre janë serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë, kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë represion shtetëror ndaj askujt”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, për deklaratën e shefit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Sveçla tha se ky aksion ka qenë i koordinuar edhe më faktorin ndërkombëtar.

“Në luftë ndaj kontrabandës, ne kemi çdo ditë. Dje policia ka pasur një aksion të suksesshëm, ku është arrestuar një falsifikator, ku nacionaliteti i tij është turk, tash a ne duhet t’i lajmërojmë të tjerët edhe për këtë. Unë e theksova se kemi pasur koordinim me akterë ndërkombëtarë dhe i kemi informuar për këtë aksion”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme