Tahiri fton prokurorët e gjyqtarët të mos ndikohen politikisht, pret luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 11:45 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që të mos bien pre e ndikimeve politike nga kush do që vijnë, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas tij, ngase këtë të fundit tash janë më të paguarit në rajon dhe se në këtë fazë Kosova ka baznë më të mië ligjore se ndonjë herë që mundëson luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kam kërkuar edhe nga prokurorët dhe gjyqtarët që mos të bien prek e këtyre sulmeve politike që mund të bëhen sepse sot kanë vërtete kushte të mira, i kemi prokurorët dhe gjyqtarët më të paguarit në rajon kemi bazë ligjore të fuqishme se në të kaluarën dhe nuk kemi arsye për me u ndalë”.

Tahiri tha se nuk e ka lexuar raportin e Departamentit Amerikan ku Kosova konsiderohet se vend me nivel të lartë të korrupsionit, por u shpreh i bindur se do të ndërmarrin hapa konkret në këtë drejtim.

“Unë nuk e kam lexuar raportin vetëm disa pjesë dhe pres ta marrë raportin dhe do të ndërmarrim hapa konkrete sa i përket këtyre çështjeve. Ju keni pa edhe deklarata të ndryshme të individëve të politikës që e godasin prokurorinë dhe gjyqësorin dhe një luftë e tillë sado pak ndikon në demotivimin e punës”.

“Mendoj që e kemi fuqizuar gjyqësorin dhe prokurorinë me prokurorë dhe gjyqtarë dhe besoj që ditën në vijmë të shohim edhe fuqizim edhe më të madh të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Jam angazhuar në vazhdimësi si ministër i Drejtësisë si person përgjegjës për hartimin e politikeve që lidhen me luftën kundër korrupsionit t’i fuqizojmë ato si në aspektin e konfiskimit të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme si në aspektin e aferave korruptive edhe në shumë çështje të tjera”.

Tahiri para medieve foli edhe për hetimet që po zhvillohen për deportimin e shtetasve turq. Ai tha se puna e komisionit hetimor më shumë ka abuzuar se sa ka punuar, raporton EO.

“…kjo është çështje që nuk i takon Qeverisë me ndërmarrë ose mos me ndërmarrë ne iu bëjmë thirrje agjensive ligj-zbatuese që ta zbatojnë ligjin kemi pasë edhe një komision hetimor të angazhuar në këtë punë, i cili mendoj se më shumë kanë abuzuar se që kanë punuar”.

“…kemi pa paraqitjet e tyre mediale në fund të fundit kanë qenë aq joserioz e që nuk e kanë votuar  një raport të tillë dhe mendojë që sa më pak politike të merret e këtë çështje është më mirë të ja lëmë në dorë institucioneve të drejtësisë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme