Tahiri i bindur: Do t’ia kthejmë qytetarëve besimin në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 11:24 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” ka bërë hapjen e fushatës për rritjen e vetëdijesimit dhe informimit për profesionet e lira ligjore avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit (PLL).

Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë ka theksuar se profesionet e lira kanë përmirësuar qasjen në drejtësi si dhe u zotua që brenda MD-së do ndërtohet një mekanizëm që qytetarët të kryejnë shërbimet e tyre.

Ai u shpreh i bindur se me punën që është duke u bërë do të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

“Këto profesione kanë ndihmuar në përmirësimin e qasjes në drejtësi, në zhvillimin ekonomik të vendit përmes ofrimit të shërbimeve për qytetarët në mënyrë efikase, të shpejtë dhe kosto të ultë. Kjo fushatë ka për qëllim të forcojë bindjen e qytetarëve për punën, për mundësinë që qytetarët kanë përmes këtyre profesioneve”, ka thënë Tahiri.

“Ka ende hapësirë për përmirësim që do të ndikojë tek qytetarët tonë. Do themelohet një mekanizëm brenda ministrisë së Drejtësisë për të siguruar qytetarët që profesionet e lira janë adresë e sigurt për kryerjen e shërbimeve të tyre”.

“Në kudër të kompetencave do të vazhdojë përkrahjen e profesioneve të lira ligjore, duke qenë të vetëdijshëm që me këtë përfitojnë qytetarët, ekonomia e vendit dhe i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë”, ka shtuar Tahiri.

Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se do vazhdojnë në realizimin e objektivave për një shoqëri demokratike.

“Kjo fushatë paraqet një ditë të veçantë dhe të shënuar që reflekton një ngritje më të lartë të gjithë neve dhe institucioneve tjera dhe gjithë qytetarëve që ka të bëjë me profesionet e lira. Ju siguroj se Oda e Avokatëve do të jetë e përkushtuar në arritjen e objektivave ta bëjmë një shoqëri më të mirë dhe demokratike”.

“Avokatia është profesion i lirë i pavarur, që merret me ndihmat juridike pa përkatësi fetare, etnike, dhe ka për qëllim për t’i vë në funksion mekanizmat për vetëdijesimi e shoqërisë kosovarë në frymën e bashkëpunimit”, ka thënë Havolli.

Kryetare e Odës e Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu, tha se noterët përmes shërbimeve cilësore ndihmojnë qytetarët dhe bizneset dhe sipas saj, kjo është falë bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Ministria e Drejtësisë.

“Me ndihmën e miqve noterët me një vizion të qartë me angazhimin, punën arritën për një kohë të shndërrohen në faktor kyç në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të shpejta. Noterët ndihmojnë qytetarët”, ka thënë Shehu.

Lexo më shumë:

Të ngjashme