Tahiri: Shërbimi Korrektues ka probleme që e sfidojnë funksionimin

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 11:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka mbajtur konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës”, ku u prezantuan gjetjet kryesore si rezultat i monitorimit të institucioneve korrektuese në Kosovë përgjatë vitit 2017.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pranoi se ka sfida në Shërbimin Korrektues, por siguroi mbështetje dhe investime.

Sipas tij, Shërbimi Korrektues ka probleme që e sfidojnë funksionimin, raporton EO.

“Ministria ime ka një kompetencë që merret me shërbimin korrektues i cili funksion sipas ligjit në fuqi në Kosovë. Natyrisht se është një ambient ku ballafaqohet siguria dhe ballafaqimi. Në Shërbimin korrektura ka vështirësi dhe probleme që e sfidojnë funksionimin e këtij institucioni”.

“Kemi tri shtylla të funksionimit të qendrave korrektuese e kryesore barazia ligjore, infrastruktura dhe qëllimi i përmbushjes së kushteve dhe e treta kapacitetet njerëzore”, tha Tahiri.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKMRT-së, tha se monitorimi i vendeve të privimit nga liria ka për qëllim të vlerësojë respektimin e të drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së institucioneve përgjegjëse.

Sipas saj, Qendrat Korrektuese kanë bërë ndryshime për periudhën 10 vjeçare dhe se aty respektohen të drejtat e njeriut, raporton Ekonomia Online.

“QKRMT në bazë vjetore ka të gjetura për ministritë përkatëse dhe jo vetëm për MD. Qëllimi i takimit është qe të rrisim fushën tonë të eksperitës. Raporti përmbledhës është preliminar dhe mund të plotësohet varësisht nga diskutimet. Qendra Korrektuese ka bërë ndryshime për periudhën 10 vjeçare është dukshëm më i mirë, aty respektohen të drejtat e njeriut”, tha Rushiti.

Ajo foli edhe për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë lutës.

“QKRMT ka shënuar këtë vit 18 vjetorin dhe kemi arritur të kemi një buxhet prej 1 milionë euro për viktimat e dhunës seksuale. Më në fund këto viktima po e marrin meritën e tyre”.

E për të dhënë garanci që Shërbimi Korrektues respekton në mënyrë të kënaqshme të drejtat e njeriut kishte ardhur Sokol Zogaj drejtor i shërbimit korrektues të Kosovës. Zogaj tha se janë të obliguar me ligj që të sigurohen për jetën e të arrestuarve.

“…besoj që me shtimin e buxhetit do ta kemi më lehtë. Disa vite nuk ka menduar askush me ndryshuar ligjin, por këtë vit ka ndodhur. Unë besoj që edhe EULEX do të na ndihmon dhe nuk do të kemi një ligj sikur që e kemi tash”, ka thënë Zogaj.

Shqipe Ibraj-Mala zëvendës Avokate e Popullit tha nga janari është krijuar komisioni kundër torturës si ekip kemi arritur të bëjmë 13 vizita në qendra të ndryshme.

Lexo më shumë:

Të ngjashme