Tahiri thotë se nuk përzihet në përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së nga Fakultetet Juridike dhe OAK

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 10:22 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka pritur në takim dekanët e Fakulteteve Juridike të universiteteve publike, raporton Ekonomia Online.

Tahiri i pyetur nga EO, për moskompletimin e anëtarëve jo prokuror të Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nga Fakultetet Juridike dhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), tha se KPK është organ kushtetues i pavarur dhe që MD nuk mund të jep sugjerim për këtë.

“Është organ kushtetues është organ i pavarur nuk mund të përzihen në këtë, s’mund të jap sugjerime për këtë, tha Tahiri.

Ndërsa Dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Shala, tha se janë dërguar përfaqësues, por që janë kthyer. Ai tha se do procedohen prapë emrat dhe do dërgohen në Kuvend, raporton EO.

“Ne kemi dërguar përfaqësues por na janë kthyer. Ne do t’i procedojmë prapë emrat dhe do t’i dërgojmë emrat në Kuvend”, tha Shala.

Më tej Tahiri tha se sistemi i drejtësisë i mirëfilltë fillon nga edukimi i të rinjve për ligjet në këto fakultete. Ai tha se për studentët e dalluar do të ofrohet mbështetje për të filluar punë praktike në MD.

“Një sistem i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve që kemi në këto fakultete. Kërkova nga dekanët të jenë pjesë e këtij rishikimi me kuadrot e tyre të arrijnë të jepni kontributin në 7 shtylla që i kemi pa në reformën që e kemi pa, pash gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”.

“Konsideroj që do t’i trajtojmë të gjithë të barabartë dhe sidomos studentët e dalluar do t’i motivojmë dhe do ndihmojmë në rrugën e mëtutjeshme. Nuk ka ndodh që asnjë ministër më herët të propozoj 18 projektligje, MD për vitin 2018 në agjendën legjislative ka 18 projektligje”.

Dekan i Fakultetit Juridik në Prishtinë, Haxhi Gashit, tha se rëndësia e këtij bashkëpunimi është e madhe sepse njohja për ligjet fillon pikërisht nga Fakulteti Juridik.

“Ishte kënaqësi të jemi këtu, Vërtetë në 10 vjetorin e pavarësisë diskutimi për ligje është krucial, diskutuam për urat e bashkëpunimit për fakultetet juridike. Mendojmë që në të ardhmen fokusi do të jetë nga fakultetet juridike, dhe njohja për ligjet fillon nga fakultetet juridike”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme