Të arrestuarit në veri po intervistohen në Prokurorinë Speciale

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 11:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në veri të vendit, ka arrestuar hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, raporton Ekonomia Online.

Ata po dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje ne fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Aktualisht të dyshuarit janë duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

Ndërsa edhe një person tjetër është i përfshirë në këtë vepër, i cili është duke u kërkuar ende nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme