Të burgosurit e burgut të Smrekonicës me letër drejtuar Albulena Haxhiut

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Të dënuarit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë kanë kërkuar që të konsiderohen masat si lirimi i parakohshëm, pezullimi i përkohshëm i dënimeve dhe faljet e të burgosurve në këtë qendër.

Ata i drejtuan kerkesën Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës që gjatë kësaj urgjence shëndetësore, të shqyrtohet mundësia për pezullimin e përkohshëm të dënimeve për të burgosurit në këtë qendër, lirimi i parakoshëm i të dënuarve, apo shqyrtimet e kërkesave për faljen e të dënuarve, sipas kompetencave të Presidentit, të paktën i atyre që ligjërisht mund të konsiderohen të parrezikshëm për shoqerinë.

Kërkesa e të burgosurve vjen pasi, sipas tyre, pandemia Covid-19 ka filluar t’i prekë edhe Qendrat Korrektuese nëpër Kosovë.

“Edhe pse një vendim i tillë mund të jetë në kundershtim me etikën e sistemit të drejtësisë, sidoqoftë, në kontekstin e pandemisë që po hasim dhe për të siguruar sa më shumë që të jetë e mundur mirëqenien dhe sigurinë tonë dhe të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, besojme se ky është vendimi i vetëm i arsyeshëm dhe i përshtatshëm për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse Brenda Qendrës Korrektuese” thuhet në kërkesë.

Të ngjashme