Therrje me thikë në Vushtrri, arrestohet një person

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë është raportuar për një therrje me thikë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull shtetas i Turqisë, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme