“Ti do të jesh e imja”, arrestohet një 31 vjeçar në Malishevë, dyshohet se ngacmoi seksualisht familjaren e tij

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Malishevë një 34-vjeçare ka denoncuar në Polici një person, për të cilin ka deklaruar se e ka ngacmuar seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka kishte ndodhur në takimin që 34-vjeçarja kishte pasur gjatë ditës me të dyshuarin, i cili e kishte ftuar që të bisdeojnë.

Ajo ka thënë se në bisedë e sipër, 31-vjeçari e ka ngacmuar me fjalët se ‘që sot ti do të jesh e jemja, ose kom me t’shkaktu probleme me burrin ton’.

Përpos fjalëve, burimet bëjnë të ditur se i dyshuari, kishte tentuar që ta përqafojë 34-vjeçaren, me të cilën ka lidhje familjare.

Njësitet policore me të marrë informatën kanë intervenuar, me ç’rast personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit 31-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.

Të ngjashme