Treni godet një femër në Lutogllavë të Pejës

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Një femër është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë, komuna e Pejës. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se ende nuk dihet për gjendjen e vajzës dhe se detajet tjera rreth rastit do të publikohen më vonë.

Kujtojmë se para disa javësh treni kishte goditur për vdekje një femër në Klinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme