Tri raste të dhunës në famije raportohen në Polici gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e PK-së është paraqitur një rast në Gjakovë nga gruaja ndaj të cilës është ushtruar dhunë fizike e psiqike nga bashkëshorti. Në Prishtinë, po ashtu, një grua ka raportuar për dhunë fizike nga bashkëshorti i saj.

Ndërsa, në Rahovec vëllai dhe motra kanë sulmuar fizikisht motrën tjetër të tyre, për çka i pari është dërguar në mbajtje.

Rastet e paraqitura: 

Gjakovë 08.01.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar 1.5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rahovec 09.01.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Hajvali, Prishtinë 09.01.2021-17:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka njoftuar se i dyshuari ka probleme psiqike. Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekipi mjekësor të cilët të dyshuarin e kanë dërguar në neuropsikiatri ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe me pas është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt .

Të ngjashme