Ushtarët e FSK-së në shërbime jashtë vendit, hartohet ligj i veçantë

Komisioni për Çështje të  Sigurisë dhe të Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, raporton Ekonomia Online. Kryetari i këtij Komisioni Bekë Berisha propozoi formimin e një grup punues, propozim ky që morri  miratimin e deputetëve prezent.