Vazhdon seanca për “Syrin e Popullit”, të akuzuarit paraqesin fjalën përfundimtare

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 13:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar seanca përfundimtare në procesin gjyqësor kundër Sadri Ramabajës, në rastin  e njohur si “Syri i Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Të enjten Prokurori  Special Sylë Hoxha në mungesë të provave heq dorë nga ndjekja penale për Sabit Berisha dhe Lirije Luzhën.

Kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja Naime Jashanica-Krasniqi konstatoi se mungon avokatja Arbnora Zeqiri e të akuzuarës Lirije Luzhës dhe shqyrtimi mund të vazhdojë.

Avokati i të akuzuarit Behxhet Luzhës, tha se nuk është vërtetuar asnjë provë ndaj klientit të tij, raporton EO.

“Nuk është vërtetuar me asnjë provë për atë që Behxhet Luzha akuzohet me këtë aktakuzë dhe nuk është provuar me asnjë prove dhe asnjë dëshmitar nuk është deklaruar dhe 99% prej tyre thonë se nuk e njohin. Behxhet Luzha dy prej të akuzuarve i ka në farefisni ndërsa të tjerët nuk i njeh”, tha avokati i të akuzuarit.

I akuzuari Behxhet Luxha, tha se nuk ka vepruar asnjëherë kundër vendit.

“Me rastin e Miratit duke e pa që ai paska qenë i përcjell paska qenë shumë e lehtë edhe montimi te unë. Deri sot asnjëherë nuk kam vepruar kundër vendit tim dhe çdo herë kam që për lirinë e këtij vendit dhe asnjëherë nuk e kam pas ndërmend një fjalë të tillë”.

Avokati i të akuzuarit Halim Halimi, Ragip Zeneli thotë se të akuzat janë supozime dhe sipas tij, supozimet nuk mund të jenë prova në të drejtën penale.

“Si është e mundur që prokurori i shtetit me përvojë të madhe me vazhdu një aktakuzë e cila vërtet është e përgjysmime është një aktakuzë që s’ka asnjë individualizim përveç rastit të Murat Jasharit”.

“Të gjitha këto në këtë aktakuzë janë supozime dhe ato nuk mund të jenë prova në të drejtën penale. Gjykata nuk do të mund me e deshifruar se kush është këtu dhe kush i ka kryer këto përfundime sepse aktakuza nuk i ka deshifruar”, tha avokati Zeneli.

Sipas avokatit këto veprime nuk kanë të bëjnë me të akuzuarin Halim Halimin sepse ai asnjëherë nuk ka qenë në një shtet evropian.

“Në vazhdim të kallëzimi penal aktakuza thotë se Halim Halimi ka reaguar lidhur me të pandehurin Murat Jasharin për lirimin e tij një lidhje e pabazuar në fakte e në prova dhe vërtet nuk di nëse dikush mund ta mbështet këtë aktakuzë çfarë është ne këtë letër”.

“Nuk ka prova të mjaftueshme që i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Këto veprime nuk kanë të bëjnë me të mbrojturin tim për faktin se ky asnjëherë nuk ka qenë në një shtet evropian”.

Avokati kërkoi nga prokuroria që të akuzuarin ta lirojë nga aktakuza me arsyetim se gjykatës nuk i janë ofruar prova të mjaftueshme.

Të akuzuarit Halim Halimi, i pengonte prezenca e medhe e medieve në seancë, raporton EO.

“Nuk më brengos aktakuza. Ajo që po më brengos më shumë janë mediet”.

Avokatja e të akuzuarit Bajrush Konjushës ka dërguar fjalën e tij përfundimtare në mënyrë të shkruar dhe nuk e ka elaboruar me gojë.

Avokati i të akuzuarit Rexhep Topllanës ka dërguar fjalën përfundimtare në mënyrë të shkruar dhe e ka elaboruar.

Avokati i të akuzuarit Rexhep Topllanës ka dërguar fjalën përfundimtare në mënyrë të shkruar dhe e ka elaboruar.

“Kur jemi në përfundimin e këtij procesi gjyqësor nuk ekziston asnjë provë për të akuzuarin tim. Qëllimi si element bazë i kësaj vepre dhe duke i analizuar të gjitha sjelljet sepse veprime nuk ka dhe asnjë provë nuk është provuar se ka ndonjë qëllim terroriste por asnjë vepre kundërvajtës. Duke i pasur provat është qartësuar se me datën 15.05.2015 Rexhep Toplana as që ka qenë diku në një vend Evropian”.

“Kur i kemi shijuar  provat këta vetëm këtu janë njohur dhe jo më herët sepse nuk kanë pasur asnjë veprimtari  së bashku. Në këtë shqyrtim gjyqësor s’ka pas asnjë dyshim se Rexhep Toplana ka dërguar pajisje për grupe të armatosura as në Kosovë dhe as jashtë saj”, tha avokati.

Sipas avokatit asnjëri nga të akuzuarit e këtij grupi nuk ka aftësi për të kryer vepra terroriste. Avokati propozoi që Rexhep Topllana të lirohet nga aktakuza

I akuzuari Rexhep Topllana, tha se ai asnjëherë nuk ka pasur për qellim ti bëjë keq vendit të tij dhe atyre për rreth tij.

“Unë deklaroj para jush e Zotit që në asnjë rrethanë nuk kam qe ë anëtar i organizatës ‘Syri i Popullit’. Unë nuk i njohur këta persona sepse këtu i kam parë për herë të parë dhe asnjë herë më parë”.

“Unë nuk e ndjej vetën fajtor dhe u lajmërova vullnetarisht në hetuesi dhe aty i kam sqaruar të gjitha dhe disa komente që i bëra në Facebook i kam bërë pa qëllim të caktuar duke menduar që fjala e lirë dhe mendimi i lirë në Kosovë garantohet me kushtetutën e Kosovës. Prandaj skam pas asnjëherë qëllim që t’i bëjë dëm vendit tim dhe as personave përreth”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme