Vdes një i paraburgosur në Lipjan

Lipjan | 03 Pri 2017 | 18:35 | Nga

Një i paraburgosur, i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në ndihmë”, ka vdekur sot rreth mesditës, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë (MD).

“Sot, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në ndihmë”, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit”, thuhet në njoftimin për medie.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, saktëson MD.

Të ngjashme