Vdes personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK’ja konfirmojnë për Gazetën Express se ka vdekur edhe personi i tretë.

Viktima është Gani Rafuna, i lindur në vitin 1943, e lajmin e kanë konfirmuar edhe nga familja Rafuna.

Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosu mbeti një i vrarë dhe tre  të plagousur.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona si të dyshuar. Është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një çështje pronësore.

Të ngjashme