Vetura e EULEX-it përfshihet në aksident

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 16:22 | Nga

Një aksident trafiku mes një veture civile dhe një veture të EULEX-it ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën magjistrale Prishtinë- Fushë-Kosovë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com në të cilat shihen veturat e aksidentuara.

Aksidenti shihet se ka ndodhur në afërsi të semaforëve te ish-Fabrika e Amortizatorëve. Nuk jepen detaje nëse ka persona të lënduar.

Të ngjashme