Vrasja në kazino, dorasi është rreshter i Policisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, në konferencën për medie, ka njoftuar për rastet e dy vrasjeve të cilat kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit dhe aksidenteve në trafik, raporton Ekonomia Online.,arNexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i Policisë Rajonale të Prizrenit për rastin e vrasjes në kazino tha se dorasi i viktimës është një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshter në stacionin veri të Prizrenit. Motivi i vrasjes ende nuk dihet ndërsa dorasi po ashtu kishte luajtur disa herë në kazino

“Rreth orës 09:47 jemi lajmëruar se ndodhet një person i shtrirë në një lokal të kazinos që punon 24 orë. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Aty u kuptua se bëhet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri dhe është pa shenja jete”, tha ai.

“Kemi kuptuar në bazë të provave materiale të gjetura në vendin e ngjarjes se viktima është me iniciale J.A. nga fshati Mushtisht i Suharekës, rreth 30-vjeçar. Kemi arritur të mbledhim disa prova materiale dhe kemi ardhur në përfundim se personi i dyshimtë është një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshter në veri në Prizren i cili është në transfer nga hetimet e më hershme të Policisë është bërë bastisja e banesës ku jeton ai në Suharekë dhe shtëpisë përcjellëse të tij”, shtoi ai.

Krasniqi tha se dorasit i është konfiskuar arma e zjarrit dhe pajisjet tjera, ndërsa me urdhër të prokurorit rreshteri i Policisë është arrestuar për 48 orë.

Krasniqi për rastin e dytë tha se ka vrasja ka ndodhur në mes vëllezërve, sipas dyshimeve të para besohet se motivi i vrasjes kanë qenë çështje pronësore.

 “Rasti i dytë rreth orës 11:50 është njoftuar rajoni se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje, policia ka reagu menjëherë dhe u jemi përgjigj rastit bashkë me emergjencën dhe jemi njoftu se bëhet fjalë për një njeri të vdekur dhe një femër është plagos nga të shtënat e pakontrolluara, bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti sipas dyshimeve për çështje pronësore, viktima ka qenë i arrestuar edhe më herët për një vrasje tjetër që ka qenë në burg për 4 vite vuajtje dënimi dhe pas 2 viteve tani ka shku tek axha i tij ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit dhe ka mbet i vdekur I.B rreth 54 vjeç”, tha ai.

Krasniqi tha se dy kufomat janë dërguar në mjekësinë ligjore, viktima femër pas marrjes së ndihmës së parë në Suharekë është transferuar në spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm dhe tani është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dorasi është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se kjo konferencë do i dedikohet dy rasteve të vrasjeve në rajonin e Prizrenit dhe pasqyrimeve të Policisë së Kosovës që ndërlidhen me aspektin e sigurisë e në veçanti aksidentet që po ndodhin në Kosovë, raporton EO.

Kelani ka treguar për statistikat e numrit të vrasjeve dhe aksidenteve me fatalitet gjatë këtij viti dhe periudhës së njejtë të vitit të kaluar.

“Janar 2018 deri në muajin mars kanë qenë 9 raste të vrasjeve, ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 6 raste, 3 vrasje më pak se sa viti i kaluar”, tha ai.

“Nga janari e deri tani nga aksidentet kanë vdekur 15 persona, ndërsa në vitin 2018 në të njëjtën periudhë ishin 11 persona”, tregoi Kelani.

Kelani bëri apel nga ngasësit që të respektohen rregullat e trafikut, pasi që së pari rrezikoher jeta e tyre pastaj edhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët t’i respektojnë ligjet e trafikut sepse së pari është në të mirën e tyre”, tha Kelani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme