Vushtrri, arrestohen vëllezërit, dyshohen për 8 raste vjedhjesh

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy persona, vëllezër, për të cilët ka thënë se kanë pranuar se për afërsisht një muaj kanë kryer tetë raste vjedhjesh.

Të dyshuarit, sipas Policisë, janë arrestuar në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme