Zeka: Shkaku i zjarrit nuk dihet, njëri nga të lënduarit ka pësuar djegie të rënd

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 10:34 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Latif Zeka, ka dhënë detaje rreth rastit të djegies së banesës në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se shkaqet ende nuk dihet derisa ka njoftuar se banesa është djegur në tërësi ndërsa në banesën tjetër afër saj është djegur ballkoni.

Ai ka thënë se në këtë ngjarje kanë mbetur të lënduar 3 persona, një nga ata në gjendje më të rënd.

“Në ora 9:28 minuta kemi marrë informatën se këtu është djeg një banesë, kemi dalë në vendin e ngjarjes. Kemi ardhë dhe e kemi fikur zjarrin. Shkaku nuk dihet ende, janë ekspertët e parandalimit të zjarreve dhe ata e zbulojnë se si ka ndodhur. Është policia dhe ata mund të flasin rreth kësaj, të vdekur nuk ka ndërsa të lënduar po, janë tre që po trajtohen në QKUK, njëri me djegie më të rënd. Njëra banesë është e djegur ndërsa tjera vetëm ballkoni, brenda është shpëtuar banesa”, tha Zeka, raporton EO.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/447159092571757/

Lexoni edhe :

Lexo më shumë:

Të ngjashme