Zëvendësministri i Mbrojtjes kërkon shërbim të detyrueshëm: Për 6 muaj i riu të jetë i përgatitur për siguri

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 12:42 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit është e rëndësishme që çdo i ri të i del në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Madje është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në debatin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol.

Syla tha se anash nuk do të mbes shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, për të cilën tha se do të shkollohen jashtë vendit.

“Është shumë me rëndësi që për gjashtë muaj i riu të jetë i përgatitur për siguri. Në një punë sistematike në reparte ushtarake gjashte muaj do të ishte për ne shumë e rëndësishme. Në anën tjetër duke marr parasysh rreziqet që i kanosen vendit është e rëndësishme që çdo i ri të i del në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Duke marr parasysh krejt këtë në të ardhmen është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm”, ka thënë Syla raporton EO.

Syla ka folur edhe për rrezikun e armatimit të Serbisë. Teksa ka folur për këtë, ai ka thënë se Kosova shumë shpejtë do të pajiset me helikopterë.

“Ne jemi në prag që shumë shpejt të pajisemi me helikopter. Në vitin që shkoj 400 kadet kemi plotësu kuadrot dhe kjo shkon në kapacitet. Ndërsa për këtë vit 820 rekrut do pranohen në Forcat e Sigurisë”, tha Syla.

Sukses Syla e konsideron performancën gjatë operacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Të njëjtën thotë se e kryen në strehimin e refugjatëve afgan dhe ndihmës që i bënë qytetarëve gjatë procesit të vaksinimit nëpër fshatra të thella.

“Ushtarët tonë treguam përformancë të jashtëzakonshme. Ushtarët tanë kryen operacion të jashtëzakonshëm për strehimin e refugjatëve afgan. Për herë të parë në një stërvitje në Evropë dhe Afrikë në 20 shtete ne ishim pjesë dhe treguam sukses të mirë. Ne kemi pas punë të mëdha në mbështetje të autoriteteve civile. Në fazën e pandemisë ne ishim në mbështetje të organeve tona për të mbështetur vaksinimin në shumë qytete fshatra dhe ndihmesa të tjera”, ka thënë ai.

Sfidë për këtë institucion të sigurisë është deminimi i minave dhe frika e bombave të pashpërthyera.

Për Hyrjen e FSK-së në NATO ai tha se fokus është ndihma që do të na bëjnë shtetet që FSK të jetë anëtare e kartës se Atlantikut.

“Ne gjithmonë e kemi ngrit këtë çështje që të jemi pjesë e forumeve. Ku për rrugën në NATO duhet plotësuar disa kushte. Jemi drejt rrugës së duhur. Është rrugë e gjatë dhe e drejtë. Gjithnjë synimet tona janë të qarta dhe një prej objektivave të ministrit është ta kemi kontrollin civil, llogaridhënie dhe transparencën. Në këtë drejtim ne kemi punuar ngushtë që brenda FSK-së llogaridhënia të jetë prezentë”, ka thënë ai.

Për fund, zëvendësministri Syla tha se këtë vit, synojnë që të pranohen 820 rekrutë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme