Zyrtarët policorë sulmohen gjatë mbylljes së një lokali në Mitrovicë

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një polic është lënduar dje në Mitrovicë, pasi forcat policore kishin hasur në rezistencë gjatë përpjekjes për ta mbyllur një lokal.

Lokali në fjalë ishte mbyllur nga inspeksioni, dhe ishte hapur pa leje paraprake. Forcat policore me të shkuar në vendin e ngjarjes kanë hasur në rezistencë të tre burrave. 

“Si pasojë e eskalimit të situatës ka pësuar lëndime trupore një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, që rastin e ka cilësuar si “pengim i personit zyrtar”.

Të ngjashme