Siguria kibernetike dhe privatësia mbeten sfidë për Kosovën

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 14:40 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca “Challenges in Cyberspace II”, në të cilën njohës të teknologjisë vendore dhe asaj ndërkombëtare kanë shpalosur sfidat kryesore të kibernetikës në ditët e sotme, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Ekzekutiv i Universitetit UBT, Edmond Hajrizi, deklaroi se siguria kibernetike mbetet sfidë për të cilën duhet bërë mjaftë punë.

Siç tha ai, studentët duhet të gjenerojnë dije dhe njohuri të reja të përdorimit të nivelit të digjitalizimit.

“E mbështesim dhe e përkrahim çdo iniciativë që ndërlidhet me sigurinë kibernetike. Të gjenerojmë dije të reja, të krijojmë njohuri të reja. Aspekti i sigurisë është një çështje që merr paralizë të gjitha rrugët e digjitalizimit. Siguria nuk është model i mbyllur që mund të garantohet, kjo mbetet sfida që duhet më shumë punë. Të definojmë si faktor të rëndësishëm. Studentët të familjarizohen me ambientet, njohurit që kur të dalim në tregun e punës të jenë sa më mirë dhe praktikë. Të krijojmë një platformë bashkërisht që Kosova të jetë sa më e sigurt”, ka thënë  ai.

Giovanni Di Persio nga OSBE, njoftoi për projektet e vitit 2020, për të cilët tha se janë në përgatitje e sipër për institucionet dhe të rinjtë.

“OSBE ka shumë interes për sigurinë kibernetike. Për vitin 2020 jemi duke përgatitur aktivitete me institucionet. Projektet janë referuar për institucionet dhe gjeneratën e re”, tha ai.

Mentor Hoxhaj nga CSP, ka paraqitur sfidat me të cilat Kosova po përballet në lidhje me sigurinë kibernetike dhe privatësinë.

“Banorët e hapësirë kibernetike nuk janë të njohur si qytetarë të Kosovës është një sfidë e madhe. Duhet të lidhemi llogarinë më vendet tjera. Sfidë e veçantë paraqet mos njohja e shteteve për Kosovën në sigurinë kibernetike dhe privatësinë”, tha Hoxhaj.

Blerim Rexhaj nga UP-ja, theksoi se nga varësia e madhe e teknologjisë po rritet siguria kibernetike dhe privatësia.

“UP gjegjësit Universiteti i teknologjisë po mbështet fushën kompjuterike. Volumi i shënimeve që shkëmbejmë dhe pajisjeve është në rritje. Por nga varësia e madhe e teknologjisë rritet rreziku për siguri. Teknologjinë do ta përcaktojmë së bashku duke përdorur dijen dhe duke aplikuar. Viber, Instagram nuk kanë ekzistuar para 40 viteve, por janë formuar nga mendimi kritik. Andaj duhet të rritet mbështetja qeveritare sidomos në arsimin e lartë. Vazhdoni të jeni kreativ mendoni zgjidhje që sot janë të pamundura dhe mos u dorëzoni gjatë rrugës. Suksesi më i madh nuk qëndron që mos të rrëzohemi asnjëherë por që të zgjohemi sa herë të rrëzohemi”, u shpreh Rexhaj.

Drejtor i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi, potencoi se vendi ynë duhet t’i shfrytëzojë kuadrot e reja e mos të lejojë të ikin në vendet evropiane.

Gashi ka përmendur hapat konkret që janë ndërmarrë në lidhje me sigurinë kibernetike dhe privatësinë.

“Ne si institucione kemi nevojë të marrim kuadro të reja, ti shfrytëzojmë si resurse e jo këto kuadro të gjejnë vetën në tregun e jashtëm. Institucionet e Kosovës kanë një infrastrukturë të konsoliduar për rritjen e sigurisë kibernetike në institucione por sfidat janë evidente. Kemi marr hapa konkret siç është sistemi ligjor në lidhje me sigurinë kibernetike, disa mekanizma institucional, menaxhimi i aspekteve dhe infrastrukturës. Krijua këshilli kombëtar për siguri kibernetike, Struktura përkatëse në institucione të cilët janë përgjegjës për teknologji”, tha ai.

Ndër të tjera, Gashi njoftoi se një e arritur institucionale është ndërtimi i qendrës për ruajtjen e të dhënave e cila përmban 350 serverë fizikë dhe vizualë, duke shtuar se në vitin e ardhshëm do të ndërtohet dalje në internet e cili do të afektojë hapësirat në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore.

“Kemi mbulueshmëri në gjithë territorin e Kosovës ku 800 ndërtesa shtetërore kanë siguri kibernetike si dhe 15 mijë shfrytëzues. Është një arritur institucionale me ndërtimin e qendrës për ruajtjen e të dhënave e cila ka 350 serverë fizik e vizual. Fillimin e vitit të ardhshëm ne do të ndërtojmë daljen në internet kjo mund t’i afektojë hapësirat shtetërore në mbrojtjen e të dhënave në rast të fatkeqësive natyrore. Kemi zhvilluar poashtu platformën e ndërveprimit, disa elemente që duhet avancuar për të inkorporuar institucionet për një qasje të sigurt në sistemet ekzistuese”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme