Sigurimi rrah brutalisht një person në “Albi Mall”

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje brutale ka ndodhur në “Albi Mall”, një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.

Siç raportojnë mediat, një diskutim i ashpër mes sigurimit dhe një qytetari këtë qendërb tregtare e cila ndodhet në Prishtinë, ka shpërthyer në grushte.

Në pamjet e publikuara shihet se si sigurimi rrah me grushte e shkelma personin në fjalë.

Rastin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë.

Të ngjashme