“Simiq kishte kërkuar 320 mijë € për ta votuar Thaçin president“

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 08:38 | Nga

Zyrtari i lartë shtetëror serb me origjinë nga Kosova, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë nuk është folur se për votimin e Hashim Thaçit president të Kosovës, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kishin kërkuar para.

Sipas asaj që përcjell portali kossev, Jabllnaoviq ka thënë se ka pasur fjalë se shefi i grupit të deputetëve të Listës Srpska, Slavko Simiq gjoja nga këshilltari i Hashim Thaçit kishte kërkuar 320 mijë euro që të votohej për Thaçin kryetar.

“Në takimin që kemi pasur në Beograd më 26 dhjetor me serbët e Kosovës, ka pasur këso akuzash, porse ndaj akuzave nuk reagohet pa argumente e dëshmi”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme