Simmons i përgjigjet ambasadorit gjerman: Dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, pak më herët ka thënë se habitet se si Kuvendi i Kosovës i jep hapësirë “fushatës dezinformuese” të ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Por, kësaj deklarata i është përgjigjur vetë Simmons duke thënë se dokumentet dhe email-at janë aty për t’i parë, njofton Klan Kosova.

“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe shtetet anëtarë gjatë hetimit publik. Email-at dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons në Twitter.

Simmons ka folur të hënën në Komisionin për Legjislacion për EULEX-in, duke thënë se ka pasë ndërhyrje politike, manipulim provash dhe ndikim te dëshmitarët.

Ai gjithashtu ka thënë se EULEX-i ka pasë synim të largonte nga politika “peshqit e mëdhenj”.

Të ngjashme