Sindikata e Lotarisë së Kosovës, pezullon mbajtjen e protestave

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Lotarisë së Kosovës, përmes një postimi ka njoftuar se ata kanë pezulluar mbajtjen e protestave, pas një telefonate që kanë marrë nga këshilltari politik i kryeministrit Hradinaj, Hysen Gashi.

Nga Sindikata u shprehën se pezullimi i këtyre protestave do bëhet deri në realizimin e takimit me Gashin.

Njoftimi i Sindikatës:

Sipas njoftimit për publikun të datës 05 korrik 2019 janë njoftuar të gjitha mediat dhe publiku se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të hënën me datë 08 korrik 2019 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. Gjithashtu është paralajmëruar se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. 

Sot gjatë protestës së zhvilluar kemi pranuar një telefonatë nga z. Hysen Gashi, Këshilltar Politik i Kryeministrit Haradinaj i cili na tregoj se punimet për ligjin kanë filluar dhe na premtoj një takim të hënën me 15 korrik 2019 ku do të diskutohet se deri ku kanë arritur punimet. 

Bazuar në informacionin dhe premtimin e dhënë Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës pezullon përkohësisht mbajtjen e protestave deri në realizimin e takimit. 

Sindikata e Lotarisë së Kosovës do të iu njoftoj me kohë lidhur me hapat e mëtutjeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme