Sindikata e Lotarisë sërish në protestë, kërkojnë miratimin e ligjit e kthimin në vendet e punës

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar sërish para ndërtesës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë, tha e po kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë dhe kthimin në vendet e punës, duke shtuar se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.

Sipas saj, ka 2 vjet prej kur ndërprerë aktiviteti i tyre dhe asnjë Qeveri përkundër premtimeve nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

“Kemi dalë në protestë edhe sot për realizimin e të drejtave dhe qëllimeve tona që janë miratimi i ligjit dhe pagat”.

“Kanë kaluar 2 vjet që llogaria është e pezulluar, kur edhe janë pezulluar të gjitha lojtar e fatit, pa përjashtuar edhe Lotarinë e Kosovës që është legale dhe asnjë hap nuk është ndërmarrë”.

“Premtime kemi pasur herë pas here por asgjë nuk është ndërmarrë. Kemi dalë dhe do të dalim deri në miratimin e ligjit dhe të arritjet qëllimi ynë”.

Sipas saj, pa punë pas mbylljes së Lotarisë së Kosovës kanë mbetur rreth 65 persona të cilët nuk janë ndihmuar më në asnjë formë nga shteti.

“Kemi mbetur pa punë 65-67 persona. Që një vit nuk kemi marrë as paga as asgjë. Nuk kemi qenë pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes. Kemi qenë totalisht të neglizhuar”, ka shtuar ajo.

“Secila Qeveri ka thënë se do të marrim me prioritet Ligjin e Lotarisë, por që premtimet kanë qenë vetëm para zgjedhjeve. Fizikisht nuk u takuam as me zotëri Kurtin as me ndonjë ministër edhe pse kemi tentuar në protestën e kaluar”.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.

Ata kishin protestuar edhe më 16 qershor.

Të ngjashme