Sindikata e Policisë ka reaguar ndaj sulmeve të zyrtarëve policor

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 15:03 | Nga

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur, përpos tjerash, shqyrtoj edhe rastet e fundit të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se çdo sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë është sulm mbi shtetin.

“Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila në praktikë zbaton misionin më fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Policisë, të gjithë qytetarëve si dhe institucioneve të shtetit ka për detyrë dhe u ofron rend, qetësi dhe siguri”

“Këtë e bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë, prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë Policinë e Kosovës, të bashkëpunojnë me pjesëtarët e saj dhe ti ndihmojnë ata për ti realizuar detyrat e tyre, sepse ajo është e tyre”, thuhet në këtë njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: 

“Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12.03.2018, përpos tjerash, shqyrtoj edhe rastet e fundit të sulmeve ndaj zyrtarëve policor. Gjithënjë kemi deklaruar dhe theksojmë se Sindikata e Policisë së Kosovës në vazhdimësi fuqishëm angazhohet për funksionim të shtetit juridik, e kjo nënkupton shkallën më të lartë të mundshme të raporteve demokratike në shtet, mirëpo, Sindikata si subjekt që mbron të drejtat e anëtarësisë së vet, punonjësve të Policisë së Kosovës, që për mision kanë zbatimin e ligjit, reagon dhe fuqishëm dënon të gjitha rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policor dhe mbështet fuqishëm organet e drejtësisë për ndërmarrjen e masave më rigoroze konform ligjit ndaj individëve apo grupeve të caktuara që marrin guxim dhe sulmojnë zyrtarët policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila në praktikë zbaton misionin më fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Policisë, të gjithë qytetarëve si dhe institucioneve të shtetit ka për detyrë dhe u ofron rend, qetësi dhe siguri. Këtë e bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë, prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos si akte të dhunshme dhe sulme mbi shtetin e Kosovës.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë Policinë e Kosovës, të bashkëpunojnë me pjesëtarët e saj dhe ti ndihmojnë ata për ti realizuar detyrat e tyre, sepse ajo është e tyre.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme