Sindikata e RTK-së i kërkon Ambasadës Britanike të përkrahë konkursin për drejtor të RTK-së

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) i ka kërkuar Ambasadës Britanike të përkrahë konkursin për drejtor të RTK-së.

Letra e tyre dërguar Ambasadës Britanike:

Fillimisht, në emër të Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës ju shprehi mirënjohjen  për përkrahjen e parezervë që po ofroni në procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të institucioneve të shumta në Kosovë, në mesin e të cilave edhe RTK-ja.

E rëndësishme për të punësuarit e RTK-së është mbështetja e Ambasadës suaj në konkursin për pozitën e drejtorit gjeneral të RTK-së i cili pritet shumë shpejt të rishpallet për shkak të dështimit në tentimin e parë.

Posti i drejtorit gjeneral në RTK është më i rëndësishmi prej të gjitha pozitave të tjera në këtë institucion, dhe është mëse e nevojshme që konkursi për këtë pozitë të realizohet me një transparencë të plotë.

Një gjë e tillë do të ishte inkurajuese për shumë profesionistë si brenda RTK-së ashtu edhe jashtë saj që t’i hynë garës për këtë post.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme