Sindikata e Sektorit Privat i jep dy javë afat Qeverisë, paralajmërohen protesta masive

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, i ka dhënë dy javë afat Qeverisë së Kosovës që punëtorët e sigurimit fizikë dhe ata teknikë tu paguhet shtesa prej 300 euro, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur pasi punëtorët teknikë si dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, kanë mbajtur protestë njëorëshe, duke kërkuar pagesë shtesë prej 300 euro.

Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi, po e konsideron diskriminim trajtimin që po u bëhet këtyre punëtorëve.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona sepse jeta e një punëtori teknik është e njëjtë me të një mjeku. Është bërë një diskimin sepse Qeveria duhet të kërkojë falje që ka bërë këtë kategorizim”.

“Kemi bërë kërkesë te kryeministri që të bëjë korrigjimin. Sot kemi marrë një shkresë nga kryeministri, por çështja nuk ka përfunduar dhe kryeministri së bashku me ministren Bajrami thonë se lista duhet të përpilohet nga MSh-ja”.

Ai tha se do të vazhdojnë me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat pas dy javësh, raporton EO.

“Mendojmë që është bërë keq që të vijmë deri te një protestë e tillë. Deri sot dy javë do të presim zgjidhje përfundimtare në të kundërtën ky ka qenë vetëm një lëvizje simbolike nuk dëshirojmë që të vijmë në ndonjë edhe më të rëndë”.

Ndërsa Nevride Borovci, tha se nëse Qeveria nuk i mbështet, atëherë do ta bllokojnë punën.

“Kemi dal këtu për të protestuar për pakënaqësitë e tona dhe vetëm mantelbardhët janë të përfshirë në pako ndërsa ne jemi të shtypur”.

“Shqetësimet janë se po thonë se jemi kompani private. Ne jemi të rrezikuarit më të parët sepse ne i pastrojmë dhomat. Nuk kemi prit nëse nuk merr masa qeveria do të bllokojmë punën. Veç kur e lëmë punën pa kryer nuk mund të hyjnë as mjekët”.


Të ngjashme