Sindikata e Shërbimit Korrektues proteston para Qeverisë për mospërfshirje në pagat shtesë

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 11:50 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëtarë të Sindikatës së pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë protestuar të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës, për mospërfshirje në pagat shtesë në kuadër të ligjit mbi pandeminë Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Sadat Murturi- Nga Sindikata e Burgut Korrektues tha që kjo është e padrejtë dhe se ndihen të diskriminuar.

 “Nuk kemi dalë prej qefit, e as për 100 euro, po jemi dalë se jemi diskriminuar si sindikatë”, tha Murturi nga kjo sindikatë.

Në anën tjetër Zëvendës Kryetari i Shërbimit Korrektues, Frashër Racaj, i cili tha që janë detyruar që ta zhvillojnë këtë aksion dhe nëse s’plotësohen kërkesat e tyre, do të ndërmarrin masa më radikale.

“Ne presim qe të gëzojmë ketë të drejtë dhe nëse nuk realizohen do vazhdojmë me protesta më radikale duke i ndërprerë edhe disa prej punëve tona”, tha Racaj

Tutje ai tha që u jep institucioneve afat deri të premten që të marrin një përgjigje pozitive, dhe të realizohen kërkesat e tyre.

Të ngjashme