Sindikata reagon për sulmin e infermieres në QKUK

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik që ka ndodhur dje në Klinikën Infektive ndaj një infermiereje.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga Sindikata kanë njoftuar se dënojnë sulmin ndaj infermieres, përderisa bëjnë thirrje organeve kompetente që të merren sa më shpejt me rastin, njofton Klan Kosova

“Me dt 08.01.2021 në Klinikën Infektive në QKUK ka ndodhë një sulm ndaj infermieres H.I. të kësaj Klinike. Sindikata e Infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermieres. Sindikata e Infermierëve ju bën thirrje organeve kompetente që sa më shpejt të merren me rastin dhe kryerësi të dal para drejtësisë. Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe QKUK-në, që infermierëve të ju ofroj siguri në vendin e punës, në mënyrë që rastet e tilla të mos ndodhin më kurrë”, kanë shkruar nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme