Sindikatat dorëzuan kërkesën e përbashkët në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit me Avokatin e popullit SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, e Doganës dhe ajo e Zjarrfikësve kanë vazhduar me takimet e përbashkëta konsultative me qëllim që të ndërmarrin angazhime të përbashkëta   dhe kanë përgatitur  kërkesën  e përbashkët dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën që ajo të revokojë masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Për këtë angazhim këto 5 sindikata kanë informuar edhe Avokatin e  popullit gjatë takimit me të   dhe janë të bindur se Kushtetuesja  do ta merr në shqyrtim këtë kërkesë  dhe atë që Avokati i popullit e kishte proceduar bazuar në kërkesat e institucioneve arsimore të arsimit, që ishin  nënshkruar nga anëtarët e SBASHK-ut dhe ishin dorëzuar në adresën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës dhe ajo e Zjarrfikësve në takimin e sotëm, krahas aprovimit të kërkesës së përbashkët drejtuar Kushtetueses janë pajtuar që të vazhdohet me takimet konsultative me qëllim që angazhimet të jenë të përbashkëta lidhur me Ligjin e pagave, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për anëtarësinë e këtyre 5 sindikatave, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorë shumë të rëndësishëm.

Të ngjashme