Sindikatat e punëtorëve i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë zbatimin e Ligjit për Paga

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, bashkë me sindikatat e policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe atë të doganës pas mbledhjes së nënshkrimeve për edicion i janë drejtuar Avokatit të Popullit, Hilmi Jasharit që peticionin për revokim të vendimit për pezullim të Ligjit për Paga ta dërgojë në Kushtetuese.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, i cili tha se kanë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime për këtë peticion dhe se presin vendim pozitiv nga Kushtetuesja.

“Ne dihet e bënë një grevë ndaj këtij vendimi, dhe për tu ikur grevave  në kohën kur nuk kemi institucione arsimore, biseduam me anëtarësinë  dhe vendosëm që t’i drejtohemi Avokatit të Popullit. Sepse ai ashtu siç bëri me 35 kërkesat të veprojë  edhe në bazë të qindra kërkesave dhe anëtarët e SBAShK-ut nëpër komuna nëpër shkolla mblodhën shumë nënshkrime dhe iu drejtuan Avokatit të Popullit që ai të i drejtojë një shkresë kushtetueses, duke kërkuar që vendimi që e mori Gjykata Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të Ligjit të Pagave ta heq, me dëshirën që Ligji i Pagave  të fillojë së implementuari  dhe me dëshirën që pikat që janë antikushtetuese pastaj parlamenti t’i rregullojë.

“Ne kishim takime me Avokatin e Popullit dhe kemi marrë edhe informacion se Avokati i Popullit duke respektuar këto qindra shkresa i është drejtuar kushtetueses  me kërkesën në emër të gjithë këtyre njerëzve që ajo ta heq pezullimin që e ka bërë deri në mars  me qëllim që ligji i pagave të filloj së implementuari”, tha ai.

I par i  SBASHK-ut ka treguar për Ekonomia Online se të gjitha këto sindikata janë në përfundim të përgatitjes së një shkrese të përbashkët për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëjë me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave.

Sipas tij kjo shkresë Gjykatës Kushtetueses do t’i dorëzohet më së largu të premten.

“Ne presim që nesër të kemi një takim sindikata jonë, e shëndetësisë, e policisë, e zjarrfikësve dhe e doganës, ashtu siç ishim të 5 në takim me Avokatin e Popullit e kemi përpiluar bashkërisht një shkresë, nesër do ta analizojmë edhe njëherë do ta nënshkruajmë dhe të premten në emër të këtyre 5 sindikatave do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për ta dërguar një shkresë me të njëjtën kërkesë që e kemi bërë përmes Avokatit të Popullit”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese më datë 12 dhjetor 2019 kishte marrë vendim që të pezullojë Ligjin për Paga, deri në mars të vitit 2020.

Të ngjashme