Sindikatat e shëndetësisë takohen me Kadri Veselin

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i FSSHK-së i udhëhequr nga Kryetari Blerim Syla, Nënkryetari Blerim Delija dhe Kryetari i Këshillit Drejtues Jahir Lajqi realizuan takim me Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kabinetin e tij në prezencë të Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli.

Takimi ishte konstruktiv ku u diskutua rreth kërkesave të FSSHK-së për mundësit e daljes nga situata e krijuar.

Kryeparlamentari u zotua se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohetbrenda muajit Janar 2019. U zotuan se Ministri i Shëndetësisë do të jetë tërë kohën në dialog me FSSHK-në rreth kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor. Po ashtu në ligj do të përcaktohet edhe data e implementimit të Ligjit mbi Pagat.

Duke u gjendur në një situat të tillë FSSHK-ë konsideron që Janari duhet të jetë muaji i pritjeve rreth realizimit të kërkesave tona, në të njëjtën kohë njoftojmë qytetarët të jenë të qetë rreth shërbimeve të tyre.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me datë 3 Janar mbledhë Këshillin Drejtues të FSSHK-së ku do të diskutohet rreth vendimeve të mëtutjeshme sindikaliste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme