Sipas gazetës serbe: “Shqiptarët dhe NATO janë duke bërë plan në “Bondsteel”

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 15:04 | Nga

“Aktivitetet e rrezikshme bëhen në bazën e njohur në Ferizaj. Disa anëtarë të KFOR-it, të cilët i udhëheqë Amerika, po i trajnojnë fshehtazi pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

“Baza ushtarake amerikane “Bondsteel” afër Ferizajt është poligon për trajnimin e ushtarëve të cilët do të gjenden në të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës, dhe në të po bëhet plani dhe strategjia në rast të tensioneve në krahinën tonë jugore!”, pretendon “Novosti”.

Planin i cili nën patronazhin e forcave ndërkombëtare në Kosovë po i kryen përgatitjet për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, e ka “zbuluar” zëvendësi i ambasadorit rus pranë Kombeve të Bashkuara Vladimir Safronkov, i cili ka paralajmëruar se disa anëtarë të KFOR-it në mënyrë sekrete po i trajnojnë pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Moska “informatat” e saja i ka përcjellë shërbimeve në Beograd, ku janë “vërtetuar dyshimet serbe” se Bondsteel “është vënë në shërbim të interesave shqiptare”, shkruan gazeta serbe.

Paralajmërimi i Moskës ka ardhur në momentin kur Prishtina me gjithë forcën e vet po përpiqet ta shtyjë aktin përfundimtar të themelimit të forcave të veta të armatosura. Për këtë ata gëzojnë përkrahje dhe ndihmë të hapur të fuqive perëndimore, prej të cilave shumica marrin pjesë në KFOR. Si metodë e presionit ndaj Serbisë po përdoret kërcënimi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Kosova, të cilët janë garanci për siguri në Ballkan, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Për këtë ka “përkujtuar” edhe ministri i mbrojtjes serb Aleksandar Vulin i cili thekson se KFOR është fuqia e vetme e cila është e ngarkuar për siguri në Kosovë.

“KFOR-i është i përbërë nga pjesëtarët e trajnuar mirë të ushtrive të forta. Të gjithë pajtohemi se përkundër kësaj siguria në Kosovë “nuk është e mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme