Sipas raportit të SHSKUK-së më shumë pacientë pozitiv me post-COVID sesa me Covid-19

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 6 pacientë pozitiv me COVID-19 dhe 30 të tjerë post-COVID janë duke u trajtuar në ShSKUK, bazuar në raportet e ditës së sotme.

Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid,

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar,

Spitali i Gjakovës, 1 pacient,

Spitali i Pejës, 2 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme