Kosova me Sistem të Integruar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 10:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri dhe ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica kanë nënshkruar memorandum për Sistemin e Integruar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.

Këtë memorandum e nënshkruan edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, ai i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë (MD) Abelard Tahiri tha se krijimi dhe ndërtimi i kësaj data-bazë do shërbejë që të zvogëlohen ndjeshëm rastet e dhunës në familje.

“Republika i jonë si Republikë e re ende ballafaqohet me dhunën në familje si Ministër i drejtësisë pa dyshim që një nga prioritetet e mua ka qenë adresimi i këtij fenomeni. Nuk është vetëm shoqëria jonë që ballafaqohet me një fenomen të tillë. Angazhimi drejt ndërtimit të kësaj data-bazë do na shërbej që ti zvogëlojmë ndjeshëm rastin në dhunë në familje”.

“E dhuna më familje tashmë me kodin e ri penal do njihet edhe si vepër penale. Si ministër i drejtësisë e kam trajtuar si drejtime e para dhunën në familje e kemi vendosë si vepër penale në Kodin e ri Penal. Jemi të obliguar si institucione që të krijojmë kushte të barabarta për çdo pjesëtarë të shoqërisë sonë. Kërkoj nga ju që t’i vëmi prioritet një çështje të tillë si prokuroria si gjyqësori”.

Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica tha se kjo sfidë tashmë njihet si një sfidë globale e cila nuk është problem vetëm në Kosovë.

“Sot jemi këtu bashkë drejtues të shumtë institucionesh dhe për temë kemi trajtimin të një teme që është sfidë në vete realisht do angazhohemi të gjithë që nga familja të prodhohet dashuri dhe përkushtim për edukim dhe avancim të të drejtave por jo dhunë”.

“Këtë sfidë e kemi hasë shpesh dhe është një sfidë që ballafaqohen të gjitha shoqëritë. Ky memorandum do na shërbejë të angazhohemi në përkushtim dhe ky memorandum i nevojitet të gjithë shoqërisë. Si pasojë e dhunës lindin shumë probleme”.

Reçica tha se gjatë këtij viti MPMS-ja do fillojë edhe me financimin e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje.

“MPMS-ja në politikat e saja ka mbrojtjen e dhunës në familje. Në kuadër të avancimit të programit tonë ne kemi hartuar standarde për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Gjatë këtij viti MMPS-ja do të ofrojë përkrahje financiare për strehimoret”.

Një sfidë për MPMS-në sipas Reçicës ka qenë mbledhja e të dhënave si dhe statistikat e numrit të viktimave të dhunës në familje.

“Deri tash ka pasur probleme me sigurinë e të dhënave nuk ka pasur statistika të sakta të dhunës në familje. Përpos mungesës të të dhënave ne kemi hasur edhe të tjera probleme në fushën e shërbimeve sociale”.

“Kemi filluar me hartimin e projektligjit të ri për shërbimet sociale dhe familjare duke i përfshirë viktimat e dhunës jo vetëm në familje. Ky memorandum e lehtëson punën tonë dhe koordinimin institucional. Si ministri mbesim të hapur për çdo bashkëpunim ndërinstitucional që të parandalojmë dhunën në familje”.

Ndërsa shefja e UNDP-së Ulirika Richardson tha se Kosova ka filluar luftimin e dukurisë së dhunës në familje dhe sipas saj, kjo është për tu përshëndetur.

“E dimë që një nga pengesat më të mëdha për pabarazi gjinore është dhuna gjinore dhe praktikat e diskriminimit për barazi gjinor. Kosova po e bën luftimin e kësaj dukurie dhe kjo duhet përshëndetur Kosova ka një kornizë të fuqishme ligjore”.

Ajo ftoi që të përdoret data-baza e cila është krijuar sot lidhur me evedentimim e dhunës në familje.

“Kjo data-bazë do jetë vegël e shkëlqyeshme për secilën palë të përfshirë. Prej shumë dhe jam e inkurajuar që kjo bazë do përdoret. Njerëzit duhet trajnuar dhe ta përdorin këtë data-bazë”.

“Ky është një problem global në gjithë botën. Dhuna me bazë gjinore dhuna në familje është e pa pranueshme dhe gratë dhe viktimat duhet ta kenë mbrojtjen e duhur”.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj tha se nuk guxojnë të përsëriten rastet e dhunës në familje.

“Ne nuk guxojmë të përsërisim rastet me dhunë më familje dhe zotohemi që në Kosovë të kemi prioritet dhunën në familje. Ky fenomen duhet trajtuar më ndryshe dhe më mirë”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; ai i Punës, Skender Reçica; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj; i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, nënshkruajnë memorandum për Sistemin e Integruar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 14, 2019

Të ngjashme