Situata alarmante në Irak e Iran, institucionet me thirrje për kosovarët që punojnë atje

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos të udhëtojnë drejt Iranit ose Irakut pas ndodhive të fundit atje, me vrasjen e gjeneralit iranian nga SHBA-të.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se këshillon qytetarët mos të udhëtojnë drejt këtyre dy vendeve, përjashtimit regjionit të Kurdistanit.

“Pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ne këshillojmë njerëzit që mos të udhëtojnë drejt Iranit ose Irakut, me përjashtim të regjionit të Kurdistanit. Ne do ta mbajmë këtë alarm derisa situata të qetësohet në regjion. Misioni ynë është që qytetarët e Kosovës të jenë të sigurtë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, përmes një postimi tjetër në Tëitter të publikuar të njëjtën kohë, Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Irak, që nëse u duhet asistencë, të kontakojnë ambasadën e Kosovës në regjionet e Arabisë Saudite, Turqise, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Irak që nëse u duhet ndihmë, të kontaktojnë ambasadën e Kosovës në regjionet e Turqisë, Arabisë Saudite, Turqisë, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara. Atyre do u ofrohet ndihmë. Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike me Irakun dhe atje nuk mund të ofrohet ndihmë”, ka shkruajtur Pacolli.

Kjo situatë alarmante vjen pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, që nisën me sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, dhe kulmuan me vrasjen e liderit të Forcave “Quds”, Qaseem Soleimani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme