Llumnica: Menaxhmenti s’na përfill, vitin e kaluar kanë vdekur 35 punëtorë

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 08:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë nevojë edhe për mbi 1 700 punëtorë, duke theksuar se kjo do të jetë një hendikep i madh edhe në të ardhmen për prodhimin me energji elektrike.

Llumnica tha se vitin e kaluar kanë vdekur gjatë procesit të punës 35 punëtorë, duke shtuar se shëndeti i punëtorëve veç se po dëmtohet çdo ditë e më shumë.

Madje ai është ankuar se menaxhmeti nuk i përfillë kërkesat e tyre dhe se kanë takime shumë të rralla.

“Ne kemi mungesë jashtëzakonisht të madhe të punëtorëve sipas skemës organizative të vitit 2016 i kemi mbi 1700 punëtorë mungesë dhe kjo do të jetë një hendikep i madh edhe në të ardhmen për prodhimin me energji elektrike”.

“Dëmi i shëndetit të punëtorëve është mjaft i madh duke u munduar që kjo pjesë e mbetur e punëtorëve të mbulojë boshllëkun e atyre që nuk janë sot që janë mungesë. Vitin e kaluar kanë qenë 35 të vdekur gjatë procesit të punës”.

“Këtë vit nuk ende statistika. Me ministrin jemi takuar në fillim kurse kemi takime shumë të rralla me drejtorin menaxhues. Kërkesat dhe idetë tona nuk pranohen”.

Të ngjashme