“Situata është alaramante”, infektologu kërkon urgjentisht të merren masa

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Izet Sadiku ka thënë se rastet e reja të infektuara me COVID-19 tregojnë se situata me COVID-19 është alarmante.

Ai ka kërkuar që urgjentisht të mirren masa mbrojtëse si mbajtja e maskës, distancës e vaksinimi.

Sadiku po ashtu ka thënë se duhet të forcohen kapacitetet spitalore për hospitalizimin e të gjihë pacientëve që kanë nevojë.

Shkrimi i tij i plotë:

2110 raste!

Ky numër tregon situatën alarmante me COVID 19 në Kosovë.

Urgentisht duhet të përdoren masat antiepidemike : përdorimi i maskave, mbajtja e distancës , hijgena personale dhe vazhdimi I vaksinimit masiv.

Përdorimi I masave antiepidemike është i domosdoshëm për këtë valë sepse e dim që duhet së paku 6 javë nga doza e parë e vaksinës për mu kriju imunitet prandaj vaksinimi dhe përdorimi i maskave, mbajtaje distancës duhet të ndodhin paralel.

Procesi I vaksinimit duhet te decentalizohet, duke hapur shumë qendra me qëllim që njerëzit të kenë mundësi të shkojnë në qendra të vaksinimit dhe me dokument identifikues të vaskinohen.

Duhet të forcohen kapacitet spitalore për hospitalizimin e të gjithë pacientëve që kanë nevoje duke rritur sidomos numrin e infermierëve për të cilën ka mungesa të mëdha.

Duhet berë pagesa e shtesës pêr punëtorët shëndetësor të cilën mbi 18 muaj janë në front të luftës me Pandemi.

Duhet angazhim I përbashkët për të përballuar edhe këtë valë të COVID 19!

Të ngjashme